|
IPK çdo vit financon projekte nga partnerët
lokal përmes konkurseve të hapura për grante. Granti
ishte I hapur për OJQ-të lokale, të cilat veprojnë
në Komunën e Likovës dhe Kumanovës në
sferat e edukimit, ëëstjes së gruajës, kulturës,
sportit, të drejtave njerëzore, etj.Me këtë
mbështetje financiare, IPK don të kontribojë në
arritjen e qëllimit kryesor: përmirësimin e marredhënieve
ndëretnike, duke I përfshirë sa më shpejtë
këto target grupe: gruan, rinine dhe personat me aftësi
të kufizuara.
Informata më të hollësishme mund të merrni nga të dhënat në vijim.
Deri tani, IPK ka finansuar rreth 30 projekte
nga partnerët lokal.
Projektet e vitit 2003
Libraria Multi-etnike e Gruas
IPK e përkrahu hapjen e librarisë së parë
multi-etnike të gruas në qendrën multi-etnike të gruas "Gruaja
e shek.21". Libraria ishte e pasuruar mirë, ku ishin
blerë 5000 libra në gjuhët lokale dhe internacionale.
Projektet e vitit 2004
"Ta vazhdojmë rrugën e mirëkuptimit",
e implementuar nga Shoqata Qytetare "Besa" nga Kumanova.
Ky Projekt kishte për qëllim t'I trajnojë
nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, arsimtarët dhe prindërit
në 12 shkolla të Kumanovës në fushat e meditacionit dhe zgjidhjes
së problemeve në mënyrë paqësore nëpër shkolla. Pas trajnimit,
nxënësit ishin aktivisht të involvuar në zgjidhjen e konflikteve
dhe problemeve nëpër shkolla.
"Zëri yt është
ardhmëria yte" (Maj-Shtator 2004)
Projekt nga 2 OJQ të grave: "Kumanovka",
Kolo na srpski sestri", "Shoqata e Gruas Shqiptare në
Maqedoni", në komunat e: Likovës, Kumanovës, Staro Nagoriëane,
Kleëovce dhe Orashac.
Aktivitetet e projektit përmbanin organizimin e 8 tribunave nëpër
fshatra dhe 4 tribuna në Kumanovë, ku popullata ishte e përzier.
Tribunat ishin të mbajtura në temat: barazi në procesin e vendosjes,
paragjykimet dhe stereotipet tek gratë dhe shfrytëzimin e të drejtës
për votë.
Pjesa e dytë e projektit përmbante trajnimin e gruas kandidate
për anëtarësim në këshill(30-35).Temat kryesore të trajnimit ishin:
teknikat e komunikimit, teknikat dhe strategjitë për negociata,
udhëheqja, puna me opinionin dhe kontaktet me mediat.
Festivali folklorik multi-etnik "Jakipe"-
Projekt nga Ansambli i Romëve Kënga dhe valle folklorike "Rusit
Sakir" në Kumanovë (Qërshor-2004)
Në këtë ngjarje, pjesëmarrës ishin 7 grupe folklorike(maqedone,
shqiptare dhe rome nga komuna e Likovës dhe Kumanovës, vllehët,
boshnjakët dhe sërbët nga Shkupi, turqit nga Manastiri, të cilët
morrën pjesë në manifestimin përfundimtar). Ngjarja zgjati 2 ditë(26
dhe 26 qërshor),me përmbajtje:ekspozita e fotografive të vjetra,
defile nëpër qytet dhe manifestimi përfundimtar. Në mbrëmje, të
gjithë pjesëmarrësit u shfaqën me disa pika muzikore dhe vallëzimi
në Shtëpinë e Kulturës. Pas kësaj, një aheng I vogël u bë pjesë
e festivalit. Kryetari I Kumanovës, Ministri I Kulturës, dhe Ambasadori
holandez ishin present gjatë gjithë shfaqjes.
"Le t'i përkrahin ata të cilët janë
të ndryshëm nga ne"-Shoqata për mbrojtjen dhe Përkujdesjen
e personave me aftësi të kufizuara "Humanost".
Projekti filloi në Qendrën edukative për 200
persona nga etnitete të ndryshme,me aftësi të kufizuara. Qendra
organizoi lloje të shumta të punëtorive: edukative, shoqërore,
kreative, rekreative dhe medikative(preventiva dhe mbrojtja curative).
Aktivitetet u mbajtën në qendrën ekzistuese për persona me aftësi
të kufizuara.
Pjesëmarrësit ishin të të gjitha etniteteve dhe aktivitetet ishin
interaktive.
"Duam gjelbrim dhe pastërti"-
Organizata e Gruas Intelektuale Shqiptare (Shtator 2004)
Projekti filloi me një aksion ekologjik në komunën
e Kumanovës dhe Likovës, ku nxënësit e shkollave të mesme i pastruan
oborret e shkollave dhe mbollën drunjë mbrenda oborreve. Bimët
ishin dhuratë e Komunës. Aksioni ishte mëse I suksessshëm dhe
gjatë aktivitetit, pjesëmarrësve u shpërndanë maica me logo të
IPK-së. Postera u vendosën nëpër muret e shkollave dhe qytetit.
"Le ta mësojmë religjionin e shokut
tonë"-Lidhja e të rinjëve në Kumanovë
Përshkak të problemeve të rinisë së tërë Maqedonisë,
posaëërisht të Kumanovës, Lidhja e të rinjëve në Kumanovë morri
përsipër të implementojë projekt në lidhje me religjione të ndryshme,
me qëllim që t'I afrojë popullatën me përkatësi Ortodokse dhe
Muslimane.Përmbajtja e projektit ishte vizita e kishave dhe xhamive
nga nxënësit e shkollave fillore(nga etnitete të ndryshme), si
dhe dhënia e sqarimeve profesionale mbi dallimet në ëdo religjion.
"Urat e dashurisë"-Qendra Shoqëroro
Informative Kumanovë
Ky projekt përfshinte fëmijët nga Jetimoret
dhe ata të familjeve të varfura. Atyre u ishin distribuuar paketa
për Vit të Ri, si dhe u ishte organizuar program për Vit të Ri.
"Gara në basketball",
ngjarje e Vitit të Ri, e organizuar nga Gjimnazi "Goce Dellëev",
ku pjesëmarrës ishin nxënës të shkollave të mesme(nga paralelet
maqedone she shqiptare). Pjesëmarrësve iu shpënda nga një maicë,
kurse fituesve topa të basketball-it.
Radio-programi rinor multi-etnik, i organizuar nga Qendra e Shoqatës
Rome "Drom"- Kumanovë
Qëllimi I këtij projekti ishte të krijojë një
hapësirë rinore multi-etnike në media, ta informojë opinionin
për problemet e përbashkëta të rinisë nga grupe të ndryshme nacionale,
si dhe të "mobilizojë" një kadro të ri radio-gazetarësh.Projekti
gjithashtu ka bontribuar në tejkalimin e stereotipeve dhe intolerancës
në mes rinisë së etniteteve të ndryshme.
Aktivitetet e projekteve përbëheshin nga dy pjesë: trajnimi I
30 gazetarëve të shkollave të mesme(maqedonë, shqiptarë, romë
dhe serb) dhe realizimi I radio programit. Ai u transmetua në
dy gjuhë: atë maqedone dhe shqipe(Radio Bravo në gj. maqedone
dhe Radio Albana në gj. shqipe) ëdo të shtune dhe të diele, me
kohëzgjatje prej 1.1/2 orë.
Punëtori kreative me fëmijët me aftësi të
kufizuara "Përgatitja e zbukurimeve të Vitit të Ri për klasën
dhe shkollën",shkolla fillore "Braca Milladinovci"
Java e Fundit e Dhjetorit ishte shumë e lumtur
për fëmijët me aftësi të kufizuara pranë shkollës fillore "Braca
Milladinovci", përshkak se IPK u ndihmoi në dekorimin e klasave
dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme.
Më 21 Dhjetor, aktivistët e IPK e takuan grupën e fëmijëve të
përzier etnikisht dhe ua shpërndanë materialet për punëtorinë,
gjë që I bëri ata shumë të lumtur kur ata I morën materialet dhe
filluan të bëjnë zbukurime për Vitin e Ri.
22 Dhjetori ishte dia kur fëmijët I prezentuan dekorimet, kartolinat
dhe klasën e zbukuruar, ku bashkë me mësuesit e zbukuruan bredhin
e Vitit të Ri.
Projektet e vitit 2005
DALLIMET JANë PASURI, "Clas Biling"
Përmes këtij projekti, nxënësit kanë pasur mundësi
që në mënyrë të drejtëpërdrejtë të shohin facilities të ndryshme,
të njohtohen me kultura të ndryshme, zakone fetare etj.
Ata kishin mundësi të parashtrojnë pyetje të ndryshme dhe t'I
zgjerojnë njohuritë e tyre. Ky projekt ia doli që ta motivojë
rininë shkollore, duke u treguar atyre se duhen të njohtohen me
kulturat që janë të ndryshme prej asaj kulture që I takojnë ata.
Përparësia e ktij projekti ishte se të rinjtë kishin mundësi të
mësojnë diëka më shumë rreth kulturës, zakoneve fetare dhe traditës
së të tjerëve.
ETHNICA, YAK
ETHNICA, grup I disa këngëratëve entuziast,të
cilët ishin pajtuar që me përkrahje të IPK-së, t'I bashkojnë forcat
e tyre dhe të krijojnë diëka të re, të veëantë për të gjithë.
Ishte quajtur njëanësi- CD me 5 këngë të reja. Fjala njëanësi
e ka kuptimin se mendimi I ëdo personi ishte marrur në konsideratë
Aty merrnin pjesë numër I njejtë I femrave dhe I meshkujve, numër
I njejtë I repperave dhe rockerave, dhe dëdhira e gjthë atyre
ishte e madhe për t'I realizuar ëndrrat e tyre dhe për t'u bëtë
I famshëm.
Promovimi ishte një sukses I madh dhe kafeja në Qendrën Tregtare
Garnizon ishte shumë e vogël për t'I përmbledhur të gjithë. Këngëtarët
kishin performanca interesante live dhe publiku I mikpriti njësoj
të gjithë yjet e rinj të Kumanovës, pa marrë parasysh prapavinë
e tyre.
PROGRAMI KULTUROR I YAK
Puntoria për dizajn dhe menaxhment
YAK dhe IPK kanë organizuar seminar dy ditorë për menaxhment.
Ligjeratat u mbajtën në gjimnazin Goce Dellëev në Kumanovë nga
anëtarët e PEACE CORP USA. Seminari përfshinte ligjerata për:
needs assessment visioning, qëllimet e projektit dhe objektivat,
si të bëhen plane për aksion, sustainability, si të ballafaqohemi
me rreziqet, monitor and evaluate,buxheti(si të arrijmë deri tek
donatorët dhe menaxhimi I gjithë procesit(profesionalisëm).
Rock koncerti, YAK
Më 19 gusht 2005, përballë sallës së vjetër
sportive Sokollana, e lokalizuar në fund të Parkut Sokollana,
YAK dhe IPK organizuan një rock festival. Sa I përket publikut
dhe fansave përmes rrjetitt të internetit, ky ishte rock festivali(amator)
më I pëlqyer deri më sot në Kumanovë.
Mbrëmja e muzikës klasike, YAK
Më 16 qërshor 2005 në sallën e koncertit të
shkollës muzikore "Pance Pesev"(njëra nga disa institucione
educative multietnike në Kumanovë) YAK dhe IPK organizuan koncert
të muzikës klasike. Prezent ishin afër 60 mysafirë nga të gjithë
OJQ-të e qytetit, Volunterët e YAK-ut dhe të tjerë. 12 kompozicione
ishin shfaqur nga 14 persona të religjioneve dhe përkatësive nacionale
të ndryshme.
Ushqim dhe Modë, YAK
Një ngjarje e veëantë e prezantimit të disa
modeleve dhe ushqimeve tradicionale e organizuar nga anëtarët
e YAK-ut. Rreth 100 persona ishin prezentë në këtë ngjarje një
mbrëmëshe.
Kokino Projekti, Shoqëria Hulumtuese
"Tumba" Kumanovë
Gjatë këtij projekti u morën parasysh disa aktivitete, duke I
përfshirë: kampin rinor, ku shumë të rinj nga etnitete të ndryshme
mësuan për vendbanimet dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore,
volunterisëm përkrahja për pastrimin e vendbanimeve nga mbeturinat,
udhëzimin e vizitorëve, ndërtimin e rrugëve nëpër vende
.Njëra
nga aktivitetet më të rëndësishme ishte botimi kualitativ, katër
broshura gjuhësore si dhe broshura të vogla pr prezentim më të
gjërë për turistët. Promovimi publik I materialit propagandues
ishte I ndjekur me shumë interes nga mediumet.
The Wizard of OZ-shfaqje teatrale, Shoqata multietnike
e gruas "Ljinda" Kumanovë
Grup prej 10 fëmijësh prej dy shkollave fillore
shqiptare dhe maqedone të Kumanovës u trajnuan për të luajtur
shfaqjen e njour teatrale "the Wizard of OZ". Faza e
parë e projektit përfshinte audicionin dhe selektimin e fëmijëve.
Pastaj ato të selektuarit ishin trajnuar nga aktorë professional
për mësimin e interpretimit të roleve. Faza finale ishte prezentimi
I shfaqjes teatrale nëpër të gjitha shkollat fillore të Kumanovës.
Efektet nga kjo shfaqje ishin të jashtëzakonshme: grupa multietnike
e fëmijëve ia arritën që të interpretojnë bashkarisht,shfaqja
ishte një kontribut I madh për jetën e varfër kulturore në Kumanovë,
shikueshmëria e shfaqjes ishte aq e madhe, saqë kjo shfaqje ishte
interpretuar për fëmijët e shkollave fillore 3 herë.
Jo dhuna ndaj Gruas, OJQ "Florence
Najtingel"
Qëllimi I këtij projekti ishte të arrihet deri
tek më shumë informata për problemin e dhunës, posaëërisht për
trafikimin e femrës, përshkak të karakterit analitik të projektit.
gjatë projektit ishin bërë disa analiza të situatës dhe marrja
e informative për nivelin e tyre të njohurive në këtë sferë. Rezultatet
e analizave janë në arkivin e IPK dhe ato ishin krahasuar me me
mendimet gjatë punëtorive dhe tribunave, ku u rezultua se popullata
ka shumë mungesë të informacioneve në këtë fushë. Pas analizave,
5 punëtori ishin mbajtur për të rinjtë, 2 për gratë, 5 tribuna
nëpër shkollat fillore dhe të mesme.
Festivali multietnik për adolescent-
Shoqata për kulturë dhe art "Multiart" Kumanovë
Për përmirësimin e jetës kulturore në Kumanovë,
vullnetit për ngjarje dhe manifestime kulturore multietnike, IPK
e kërkrahu projektin Teen fest show.Projekti ishte implementuar
nga pedagog të profesionalizuar të muzikës, të cilët organizuan
festivalin multietnik për adolescent të këngës moderne. Të rinjtë
shfaqën një interesim të madh për pjesëmarrje në festival dhe
pas audicionit publik, 21 këngëtarë ishin zgjedhur.
Ngjarja finale u mbajt më 23 dhjetor 2005 dhe ishte e hapur nga
kryetari I Kumanovës. Secili pjesëmarrës këndoi në gjuhën e vet
kombëtare dhe ishte I shoqëruar nga grupi vallëzues.
Netët e Poezisë-Ansambli për këngë dhe valle rome "Rusit
Sakir" Kumanovë
Në korrnizat e projektit multietnik, Netët e
Poezisë ishin organizuar për herë të parë në Kumanovë. Qëllimi
ishte q të promovohen të gjithë talentët e pazbuluar nga të gjitha
grupet etnike në opinionin më të gjërë dhe të kontribojnë për
kulturën multietnike në qytetin tonë. Poetët, 12 të rinj dhe 12
të njohur deri tani, i shkruajtën poezitë e tyre dhe I prezantuan
para publikut kumanovarë
Klubi për integrimin e fëmijëve me aftësi mentale të kufizuara-Qendra
edu
kative e romëve "Ardhmëria" Kumanovë
Qëllimi I këtij projekti ishte socializimi dhe
integrimi I personave me aftësi të kufizuara në shoqëri dhe ngritja
e ndërgjegjes te qytetarët tjerë. Një numër I madh I fëmijëve
me aftësi mesatare dhe të ulta mendore morrën pjesë në këtë projekt.
Aktivitetet e tyre ditore u mbajtën në një klub, ku ishin të udhëhequr
nga njerëz të profesionalizuar.
Ekspozita e të rinjëve, Gjimnazi
"Goce Dellëev"
Zyra rinore pranë gjimnazit, organizoi një ekspozitë
multietnike për të rinjtë, me rastin e ditës Hiv preventiva me
qëllim për ta ngritur vetëdijen e qytetarëve për këtë problem
shumë serioz present tek shumica prej nesh. IPk I mbshtëti materialisht
me një shumë solide të hollash për korrizimin e fotografive.
Qytet I pastër-jetë e shëndoshë,
YAK
Në këtë projekt IPK e mbështeti YAK-un në realizimin
e ideve të tyre për trajnimin e 60 personave për kushte më të
mira dhe jetë të shëndoshë. Ata I pastruan rrugët e qytetit nga
mbeturinat, si dhe parkun e qytetit.Ata gjithashtu evidencuan
se si veturat e vjetra e prishin pamjen e qytetit dhe nëpër to
ngjitën porosi: "VETURA YTE- BISHë PëR QYTETIN". Projekti
ishte mëse I suksesshmën me një interesim të madh.
16 ditë aksion kundër dhunës në familje, OJQ "SOS"
Kumanovë.
IPK mbështëti seminar dy ditorë" 16 ditë
kundër dhunës në familje". Pjesëmarrës ishin 30 reprezentues
nga 3 shkolla të mesme, ku u informuan për format dhe mënyrat
e parandalimit të dhunës në familje. Në një nivel më të lartë,
ky seminar kontriboi në krijimin e një mënyre më të mirë për trajtimin
e këtij problemi nga institucionet lokale dhe nga sektori joqeveritar.
Ngjarja multietnike, YAK
Me rastin e Vitit të Ri, Krishlindjeve
dhe festës së Kurban Bajramit, IPK e mbështëti YAK-un në organizimin
e një koncerti humanitar në qendër të qytetit. Koncerti u vizitua
nga shumë persona, pleq e të rinjë dhe ishtë një freski e madhe
për të gjithë para festave.Dita e Alpinizmit, Shoqata e Alpinistëve
"Kozjak", Kumanovë. Me rastin e ditës Ndërkombëtare
të Alpinizmit, IPK mbështëti organizimin e aktiviteteve për këtë
ditë. Organizimi përfshinte promovimin në publik të sporteve ekstreme,
si: alpinizmi, orientation, hulumtime nëpër shpella, etj. Meqë
këto sporte nuk janë aq të popularizuara tek rinia kumanovare,
IPK e përkrahu këtë iniciativë, me qëllim të atraksionit të sa
më shumë të rinjëve të këtij lloj sporti. Organizimi gjithashtu
përfshinte një ekskurzion të vogël deri te kampi malor Matka,
ku pjesëmarrëzit kishin mundësi të ndiqnin trajnime praktike të
këtyre llojeve të aktiviteteve sportive.
Festa e Vitit të Ri, Qendra Informative komunale,
Kumanovë
IPK e mbështëti ngjarjen për
festën e Vitit të Ri për fëmijët nga
familjet "pa kulm mbi kokë", dhe nga familjet e
varfura. Aktivitetet përfshinin: punëtori kreative,
ekspozitë të vogël, dhe aheng për Vitin e
Ri , ku Babadimri u shpërndau paketa fmijëve. Në
këtë projekt ishin përfshirë rreth 400 fëmijë.
Projektet e vitit 2006
Magjistari nga OZI-shfaqje
teatrale për fëmijë
Magjistari nga Ozi-shfaqje teatrale
për fëmijë
Një grup prej 10 nxënës shqipëtarë
dhe maqedonas nga shkollat fillore të Kumanovës u trajnuan
të shfaqin shfaqjen teatrale për fëmijë"Magjistari
nga Ozi".Kjo shfaqje ishte paraqitur shumë herë
para publikut kumanovar,miepo kjo shfaqje u prezentua edhe në
teatrin e Gostivarit..Projekti u implementua nga OJQ 'Linda".
Kënaqësi është të
jesh volonter
Puntori për popullarizimin e vollonterizmit
mes shkollave të mesme:"Nace Bugjoni","Kiro
Burnaz"dhe "Goce Dellçev"Proekti është
i implementuar nga organizata SOS.
Së bashku kundër dhunës dhe
tregtisë me njerëz
Kampanjë për rritjen e vetëdijes
për problemet e dhunës dhe tregtisë me njerëz
përmes puntorive me nxënës të shkollave të
mesme,profesor,qytetar dhe institucionet relevante.Proekti u implementua
nga OJQ-ja"Florens Najtingell".
Shënimi i ditës botërorë
të ekologjisë
Dita botërore e ekologjisë u shënua
përmes pregaditjes së posterave dhe një defilin
nëpër qytet.Ky proekt u implementua nga ana e OJQ "Linda".
Kursi për rrobaqepsi për gratë
me hendikep
Në këtë kurs morën pjesë
30 gra nga Kumanova dhe Likova,të cilat pas 3 muajsh kursi
morën sertfikata për punë të pavaruar në
rrobaqepsi.Ky proekt u organizua nga OJQ"Baran".
Funksionimi i të drejtave njerëzore
në shoqëritë multietnike
Seminar i shkurtë për të drejtat
e njeriut pë një grup prej 20 të rinjësh .Proekti
u realizua nga aktivistët e rinj të organizatës
NRC.
Sa din për mua
Botimi i një broshure për traditat
prej lindjes e deri në vdekje tek krishterët dhe muslimanët.Broshura
ishte e promovuar dhe prezentuar publikisht.Proekti u realizua
nga organizata ICZ-Kumanovë.
Heshtja nuk është ari
Puntori edukative për të rinjë
në temën"Shkaqet dhe pasojat nga dhuna familjare"dhe
"Dhuna familjare-të drejtat njerëzore"Poashtu
ishin pregaditur edhe broshura të cilat u shpërndanë
gjatë implementimit të projektit.Proekti u realizua
nga OJQ"Femina".
Shkolla malore multietnike
Gjatë këtij proekti pjesmarrësit
mësuan gjëra rreth alpinizmit,spaleologjisë etj.Gjatë
këtij projekti ishte organizuar një ekskurzion njëditor
në Matkë.Në fund të kësaj stërvitjeje,pjesmarrësit
dhanë provimin përfundimtar dhe morën sartifikata.Proekti
u realizuara nga Shoqata Malorëshe"Kozjak"Kumanovë.
Të gjithë jemi nën një
diell
Seminar me temënarsimim për paqe për
28 pjesmarrës me qëllim të tejkalimit të dallimeve
etnike dhe komunikimit jodhunor.Proekti u realizua nga OJQ"Drom".
|