Inter Ethnic Project - Kumanovo


Për në    Linqet   Kontaktet

 











 

Mirë se vini në web-faqene e Projektit Inter-Etnik nga Kumanova



Kampi i Time Out

Thirje verore-Paraqituni gazetarë

Si çdo vit,ashtu edhe këtë verë IPK -ja organizon trajnim për gazetarë të cilët prej në shtator do të bëhen anëtarë aktiv dhe pjesmarrës në krijimin e revistës së vetme lokale Time Out.Përvoja e deri tanishme tregon se nga këto trajnime dolën gazetarë shumë kualitet,prej të cilëve disa edhe vazhduan edhe fakultetin e gazetarisë(Ole,Aslijana,Sanja....)e disa prej tyre u bënë menaxher organizativ shumë të suksesshëm(Andrijana,Lendita,Frosi,Lumi,Riza...).Gjatë kohës katërvjeçare të ekzistimit të Time Out-it nëpër redaksionin tonë kaluan mbi 90 anëtarë(prej të cilëve në këtë moment aktiv janë 50).Gjatë kohës me ne i mësuan gjërat elelmentare të gazetarisë,e disa prej tyre u thelluan edhe më shumë në praksën e gazetarisë.Mësuan shumë gjëra,por para se të gjitha,si të bëhen të vendostë,më trima dhe të pamvarur në vendime dhe mendime të tyre.Për Time Out-in mbetet e rëndësishme mendimi rinor dhe për ate do të vazhdojë të plasoj dhe të nxis ate.IPK-ja gjatë kësaj vere do të rekrutoj anëtarë të interesuar ,gazetarë,fotografistë....Është pregaditur aplikacioni për anëtarsim,pjesmarrje në trajnim gazetaresk që mund ta gjeni në www.ipk.org.mk,të plotësoni dhe ta dërgoni në e-mailin:ipk@ipk.org.mk ose në zyren e IPk-së.

 

Kamp GLOW

Paraqet kamp njëjavor.Kampi do të udhëheqet nga vajza të reja maqedone,shqipëtare dhe amerikane në gjuhën angleze.Në këtë kamp do të marin pjësë 60 vajza nga e tërë Maqedonia me përkatësi të ndryshme etnike.Temat që do të përpunohen gjatë kampit janë udhëheqësia,punësimi,vetërespektimi,kultura dhe stereotipe.

 

School's out

Ky projekt do të realizohet nga ana e IPK-së dhe IKV-së .Qëllimi i projektit është të stimulohet diskutimi mes nxënësve dhe profesorëve rreth segregacionit në arsimin e shkollave të mesme.Njëkohësisht projekti ka për qëllim që nxënësit nga Maqedonija she nga Holanda më mirë njohtohen mes veti.Një grup prej 10 nxën5s nga Kumanova(5 në gjuhën shqipe dhe 5 në gjuhën maqedonase),do të shkojnë në Holandë,kurse 10 nxënës nga Holanda do të vijnë në Maqedoni,Kumanovë.

 

 

  Time Out

  • Headline
  • Headline
  • Headline

  Youth Bridges

  • Headline
  • Headline
  • Headline